Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një letër ngushëllimi, në emër të Qeverisë dhe të tij, ka ngushëlluar familjen Thaçi për humbjen e më të dashurit të tyre, Haxhi Thaçit.

Kurti tha se i ndjeri do të kujtohet gjithmonë për urtësinë e tij, respektin për të tjerët dhe dashurinë e madhe për vendin.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe timin ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta juve, dashamirëve të familjes suaj dhe miqve të ish-presidentit Hashim Thaçi”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të dërguar familjes Thaçi.

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, vdiq të dielën pas një sëmundje.

Ai për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ishte i shtrirë një kohë në spital.

Related Posts