Këngëtarja shqiptare Vesa Luma ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga takimi me Loris Castriota -Skanderbegh, stërnipi i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
Në një postim në rrjetet sociale, Vesa Luma shprehet se takimi ishte një kënaqësi e veçantë dhe tregon se është nderuar me një dhuratë të çmuar: një dedikim nga familja e Gjergj Kastriotit, shkruan Indeksonline.
“Kënaqësi shumë e veçantë të takoj stërnipin e Skënderbeut, Loris Castriota-Skanderbegh, i cili më nderoi me një dhuratë të çmuar”, shkruan ajo.
Luma shton se dhuratën do ta ruajë me shumë kujdes djali i saj, Liani, të cilin e përshkruan si “patriot të madh”.
Postimi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, duke sjellë në fokus një takim me ngarkesë të veçantë simbolike për historinë dhe identitetin shqiptar.




















