Është vetëdorëzuar në polici Nderim Beqiraj, i dyshuar për plagosjen e Shkëlqim Kastratit më 16 qershor të këtij viti në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i policisë për Kryeqytetin.
Sipas Pllanës, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë.
“Lidhur me rastin ‘Tentim vrasje’, i cili kishte ndodhur më 16.06.2026 në Prishtinë, personi i dyshuar gjatë ditës së djeshme është paraqitur në stacion policor. Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme dhe në koordinim me prokurorin e shtetit, i njëjti është ndaluar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë”, bëri të ditur ai.



















