Veturat gjermane janë një simbol statusi edhe për 1.45 miliardë njerëz në Indi. Kjo është arsyeja pse prodhuesit gjermanë kanë pritur me padurim një marrëveshje tregtare me Indinë dhe tarifa dukshëm më të ulëta.

India është vendi më i populluar në botë. Në vitet e fundit, ajo ka shënuar një rritje ekonomike mbresëlënëse mesatare prej gjashtë deri në shtatë përqind në vit. Këto janë norma rritjeje që vendet e tjera vetëm mund t’i ëndërrojnë.

India ka një klasë të mesme në rritje dhe një popullsi të re që po bëhet gjithnjë e më e pasur.

“Marrëveshja re e tregtisë së lirë me BE-në është sigurisht një mundësi për industrinë gjermane të automjeteve për të hapur akses të ri në tregje”, thotë Konstantin Gall, një konsulent në EY Parthenon.

“India ka nevojë për SUV”

Në një fazë të parë, tarifat doganore për disa makinatë importuara, të cilat aktualisht arrijnë deri në 110 përqind, duhet të ulen në 40 përqind dhe më vonë në 10 përqind. Kjo duhet të zbatohet për një kuotë prej 250,000 automjetesh në vit. Taksat doganore për pjesët e makinave duhet të hiqen plotësisht pas pesë deri në dhjetë vjetësh.

Frank Schwoppe i Shkollës së Menaxhimit të Këlnit beson se kjo është një bazë e rëndësishme për prodhuesit gjermanë kur bëhet fjalë për hapjen e tregjeve të reja dhe gjetjen e klientëve të rinj.

“SUV-të janë të nevojshme në Indi, si dhe makinat më të fuqishme”.

Sepse rrugët në Indi janë larg standardeve evropiane.

Related Posts