Dy vetura janë vjedhur në Prishtinë, në një rast të raportuar të martën pasdite.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 16:00 në rrugën “Lidhja e Pejës”, ku ankuesi ka njoftuar se persona të panjohur i kanë vjedhur dy automjete.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e të dyshuarve.




















