Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Automjete të ndryshme po vidhen qoftë në parkingje apo hapësira tjera publike.

Një rast i tillë është raportuar mbrëmjen e së martës në kryeqytet, ku një veturë luksoze është zhdukur pa lënë gjurmë.

Burimet e Sinjalit brenda Policisë bëjnë me dije se viktima Q.A., rreth 25-vjeçar ka denoncuar rastin më 15 korrik 2025, rreth orës 21:30, duke raportuar se vetura e tij e tipit Range Rover, ngjyrë gri, me vlerë rreth 45.000 euro, është vjedhur nga parkingu i ndërtesës -2 në Kompleksin “Dervisholli” në rrugën “B” në Prishtinë.

Sipas kallëzuesit, vetura ishte parkuar në atë lokacion që nga 7 korriku, ndërsa mbrëmë ai ka vërejtur se automjeti ishte zhdukur.

Policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme operative dhe ka njoftuar Prokurorin Kujdestar, me ç’rast është iniciuar rasti “Vjedhje e rëndë – vjedhje e veturës”. Hetimet janë duke u zhvilluar nga Njësia Rajonale e Hetimeve në

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Horoskopi ditor – 22 Qershor
Tarifat e reja komunale në Prishtinë ngjallin debat
Ngjarjet e datës 22 qershor

Related Posts