Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin se kishte kryer vjedhje në dy lokale të ndryshme.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 23 nëntor, rreth orës 03:46, kur i dyshuari kishte depërtuar me forcë në dy lokale dhe kishte vjedhur 19 euro, si dhe disa pije alkoolike dhe joalkoolike.
Pas arrestimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


















