Në një intervistë për gazetaren e Top Channel-it, një pushues i rastësishëm ka rrëfyer për Top Channel-in, momentet e tmerrit të përjetuara nga vrasja e 20-vjeçarit Migel Mendes në Ksamil.

Ai u shpreh se ishin shumë të trembur dhe donin të largoheshin nga vendi që kishin zgjedhur për pushime.

“Ne kur u ngritëm sot në mëngjes, nuk e prisnim, se ishim me pushime, donim të ndërronim edhe vendin. Jemi trembur shumë, se është një ngjarje shumë e rëndë.

Ne kemi ardhur me pushime për të ndenjur në qetësi. Çdo darkë këtu ka muzikë dhe dëgjohej edhe muzika kur je te hoteli. Ne u çuam në orën 7 për të bërë mëngjesin dhe vetëm kur pamë policinë që kishte rrethuar vendin, ishte një ngjarje shumë e rëndë”, tregon një pushues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts