Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se do t’i dërgojë një letër sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute, me kërkesë që të mos lejohet hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Vuçiq tha se letrën do ta dërgojë sot ose nesër, duke shprehur dyshimin se kërkesa e tij do të merret parasysh.

“Do t’i shkruaj Mark Rutes dhe nuk besoj se do të reagojë ndaj letrës sime dhe se do ta pranojë kërkesën time që kjo të mos bëhet”, tha Vuçiq.

Ai pretendoi se hapja e urës nuk mund të lejohej pa pëlqimin e kryetarëve serbë në veri të Kosovës, veçanërisht të kryetarit të Mitrovicës së Veriut.

Duke folur për qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare, Vuçiq akuzoi vendet perëndimore se po e shtyjnë “me çdo kusht” Kosovën drejt pavarësisë dhe se nuk janë të interesuara për pozitën e serbëve në Kosovë.

“Duhet që politikisht t’i arsyetojnë gabimet e tyre dhe vendimet e gabuara dhe me forcë ta shtyjnë Kosovën drejt pavarësisë, me çdo kusht. Nuk u intereson se cila është pozita e serbëve”, deklaroi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts