Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se tashmë janë caktuar afatet për regjistrim dhe për votim nga mërgata.
Sipas këtij subjekti politik, periudha e regjistrimit për votuesit nga jashtë është 13-21 janar, njofton Klan Kosova.
Ndërsa periudha e votimit për votuesit nga jashtë është 2-12 shkurt.
“Në grafikën e mëposhtme janë theksuar datat për dy këto procese. Ndërkohë së shpejti do të publikojmë edhe videon me udhëzimet për hapat dhe procedurat që duhen ndjekur nga secili qytetar që voton nga mërgata”.