WhatsApp po përgatit një funksion të ri të shumëpritur për përdoruesit e tij: opsionin “Logout”, i cili është aktualisht në fazën e testimit të brendshëm dhe pritet të bëhet së shpejti i disponueshëm përmes versionit beta.

Ky opsion, i cili do të shfaqet në cilësimet e llogarisë, do t’u japë përdoruesve mundësinë të dalin nga aplikacioni pa qenë të detyruar të çinstalojnë aplikacionin apo të fshijnë të dhënat.

Sipas versionit eksperimental, Logout do të ofrohet në dy mënyra: Logout me fshirje të të dhënave dhe cilësimeve, njësoj si çinstalimi i aplikacionit. Kjo mënyrë do të largojë përdoruesin nga WhatsApp, por pa e hequr atë nga grupet ku është anëtar dhe Logout pa fshirje të të dhënave, ku përdoruesi del nga llogaria por të gjitha bisedat, cilësimet dhe të dhënat ruhen dhe do të jenë aty kur ai të rikthehet.

 

Ky funksion duket se është menduar për ata që dëshirojnë një shkëputje të përkohshme nga aplikacioni, për arsye personale apo profesionale, pa humbur informacionin e ruajtur.

Aktualisht, opsioni mban etiketën “internal”, që do të thotë se po testohet vetëm nga ekipi i zhvillimit të WhatsApp-it. Pas kësaj faze, pritet një lansim më i gjerë në versionin beta dhe më pas për të gjithë përdoruesit në versionin stabil.

Related Posts