Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, ka bërë publike kushtet kryesore të propozimit të fundit iranian për paqe drejtuar Shteteve të Bashkuara, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA.

Sipas tij, propozimi iranian parashikon: heqjen e sanksioneve ndaj Teheranit; zhbllokimin e fondeve të ngrira iraniane; përfundimin e bllokadës detare ndaj Iranit; ndërmjetësim të përshpejtuar nga Pakistani, teksa një ministër pakistanez po zhvillon vizitë në Teheran; ndalimin e luftës në të gjitha frontet, përfshirë Libanin; tërheqjen e forcave amerikane nga zonat pranë Iranit; kompensim për dëmet e shkaktuara nga lufta.

Sipas një burimi pakistanez të cituar nga Reuters, Pakistani ia ka përcjellë një ditë më parë SHBA-së propozimin e ri iranian për paqe. Media amerikane Axios, shkruan se Donald Trump pritet të zhvillojë më vonë një takim me ekipin e tij të sigurisë kombëtare për të diskutuar opsionet e mundshme ushtarake.

Megjithatë, gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë më herët, ai vetë deklaroi se kishte pasur një “zhvillim shumë pozitiv” dhe u shpreh se janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje, e cila do ta linte Iranin pa armë bërthamore. Teherani ka vazhduar t`i mohojë pretendimet se synon krijimin e një arme nukleare.

About Author
Valjeta Turkaj
View All Articles
Check latest article from this author !
Ngjarjet e datës 18 gusht

Ngjarjet e datës 18 gusht

August 17, 2026
Golf 2 – vetura që u bë legjendë edhe në Kosovë –
Vdes ish-futbollisti e trajneri Erdogan Celina

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts