Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Vlorë, ku pronari i një pikë të këmbimit valutor, exchange, ka bërë një denoncim në polici ndaj një punonjëseje të re.

Sipas kallëzimit të pronarit, e reja ishte punësuar prej vetëm një dite pranë këtij subjekti. Pronari pretendoi se punonjësja ka marrë një shumë prej 5 mijë eurosh nga arka dhe më pas është larguar menjëherë nga vendi i punës, shkruan Euronews.al

Pasi ka konstatuar mungesën e parave dhe të punonjëses, pronari i është drejtuar policisë së Vlorës për të kryer veprimet proceduriale. Ndërkohë, autoritetet pritet të verifikojnë rrethanat e plotë të ngjarjes dhe të kryejnë hetimet përkatëse.

Sakaq, pronari i exchange-it i bën thirrje punonjëses që të kthejë shumën e parave, me qëllim që situata të zgjidhet pa pasoja të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts