Një person është larguar nga Burgu i Dubravës për të kaluar fundjavën në shtëpinë e tij, por më nuk është kthyer.
Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës në Pejë për lajmi.net.

Ata kanë thënë se personi që është larguar është Veprim Nikqi dhe është i dënuar për vrasjen e Luan Kelmendit më 22 korrik 2010 ndërsa i ka shkaktuar lëndime te rënda trupore Shpëtim Kelmendit.

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët që kushdo që ka ndonjë informacion t’i informoj.

“Nё kёtё rast kёrkojmё nga tё gjithё qytetarёt qё kush ka ndonjё informacion pёr vendndodhjen e tij tё na infomoj nё numrat e telefonit apo E-mail adresen: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: info@kosovopolice.com“, kanë thënë nga Policia në Pejë për lajmi.net.

Nikqi po e vuante dënimin e tij me burg që nga 2014-ta, kur ishte dënuar me 25 vite burgim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts