Mbrëmë u zhvillua ndeshja miqësore mes Zvicrës dhe Kosovës, ku rezultati përfundimtar ishte 1-1.

E për futbollistin me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, kjo ishte ndeshja e 100-të me fanellën e Kombëtares së Zvicrës, shkruan lajmi.net.

Ai madje përpara lojës mori një poster nga klubi duke e nderuar për 100 ndeshjet e zhvilluara, e madje kjo ishte edhe më e veçantë pasi po luan kundër Kosovës, vendit të prindërve e rrënjëve të tij.

Ky moment e ka bërë krenare edhe bashkëshorten e tij, tanimë një emër i njohur në showbizin shqiptar, Leonita Lekajn.

Bashkëshortja e tij e ka shpërndarë këtë moment në “Instastory”, ku edhe ka shkruar: Shumë krenare me ty.

Ndryshe futbollisti është i martuar me Leonitën prej disa vitesh dhe bashkë kanë dy vajza.

Xhaka momentalisht është një lojtar shumë i rëndësishëm i Zvicrës duke marrë pjesë në Kampionate Evropiane dhe Botërore me këtë ekip.

Related Posts