Skuadra nga Superliga, Dukagjini ka njoftuar zyrtarisht ndryshime të rëndësishme në përbërjen e skuadrës para nisjes së sezonit të ri.
Klubi nga Klina ka bërë të ditur se, me marrëveshje të dyanshme, ka përfunduar bashkëpunimin me futbollistët: Dardan Morina, Hekuran Berisha, Basit Khalid, Erlis Xhemajli, Albion Pllana, Eldonit Shaqiri, Donart Syla, Dimal Isufi dhe Besir Iseni.
Në njoftim bëhet e ditur se Hekuran Berisha rikthehet te Dinamo, pas përfundimit të periudhës së huazimit.
Ndërkohë, futbollistët Lendrit Palucaj, Alpi Shahini dhe Hektor Krasniqi janë huazuar për sezonin e ardhshëm, me synimin që të fitojnë më shumë hapësirë dhe minuta loje.
KF Dukagjini ka falënderuar të gjithë lojtarët për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë me fanellën e klubit gjatë sezonit të kaluar, duke u uruar suksese në vazhdim të karrierës së tyre.




















