Kombëtarja e Gjermanisë ka publikuar listën paraprake të futbollistëve për Kupën e Botës 2026, me një kombinim të përvojës dhe talenteve të reja që synojnë rikthimin e lavdisë në skenën botërore.
Neuer sërish blindon portën, teksa Nagelsmanm ka ftuar në mbrojtje Kimmich, Rüdiger, Thiaw e Tah, shkruan IndeksOnline.
Mesfusha udhëhiqet nga Jamal Musiala dhe Florian Wirtz, dy prej yjeve më të mëdhenj të futbollit gjerman aktualisht. Sulmin, Gjermania do t’ia besojë Kai Havertzit, Deniz Undavit, Leroy Sanés dhe Jamie Lewelingut.











