Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se insistimi i partive opozitare për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ndërsa paralajmërojnë se nuk do të marrin pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit, tregon sipas tij një përpjekje për ta çuar vendin në zgjedhje të reja.

Ai ka thënë se qëndrimi i LVV-së është që partitë politike të ulen dhe të arrijnë marrëveshje për funksionalizimin e institucioneve, përfshirë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, kryeministrit dhe presidentit.

“Për shkak të një, po bëj një analizë të shkurtë çka do me thënë kjo e opozitës. Për shkak se insistimi i tyre për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit do të përfshinte kjo edhe zgjedhjen e kryeministrit, po edhe presidentit. Në qoftë se insiston kaq shumë për kryetarin e Kuvendit, po pastaj deklarojnë hapur dhe qartë se nuk do të qëndrojnë për presidentin, kjo tregon që po dojnë me na dërguar në zgjedhje. Prandaj insistimi ynë është që të punojmë, të diskutojmë, prapë kryeministri ka bërë ftesa të vazhdueshme për të pasur një diskutim me subjektet politike që të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, pra për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, kryeministrit por edhe presidentit. Prandaj, me qenë insistues “po zgjedhim kryetarin e Kuvendit”, po në një kontekst sot “nuk do të jemi prezent për presidentin” tregon që dojnë me na dërguar përsëri në zgjedhje, e ne po e thërrasim të kundërtën: ejani të merremi vesh për të gjitha opozitës. Ky është qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje, ky është qëndrimi i kryeministrit Kurti, e mendoj që është qëndrimi më parimor edhe shndërrim kërkesë që ka qenë e vetë opozitës, të cilët kanë deklaruar vazhdimisht duke thënë që duhet të merremi vesh ose për të gjitha, ose për asgjë”, tha Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts