FC Basel do ta presë Barcelonën në një ndeshje miqësore më 16 gusht, nga ora 16:30, në stadiumin “St. Jakob-Park”.
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, kishte kontaktuar drejtuesin e Baselit, David Degen, pasi një miqësore e planifikuar në Marok ishte anuluar për arsye sigurie.
Tashmë, përballja mes dy skuadrave është zyrtarizuar.




















