Skuadra e Manchester Unitedit ka pësuar humbje në javën e 22-të në Premier League ndaj Brightonit me shifrat 1:3.

Qysh në minutën e pestë, skuadra mysafire tregoi se kanë udhëtuar për t’i marrë tri pikë.

Futbollisti Minteh kaloi Brightonin në epërsi pas një asisti nga Mitoma.

Në minutën e 23’të, Burno Fernandes shënoi për 1:1 nga penalltia.

Në pjesën e dytë, mysafirët shënuan edhe dy gola tjerë.

Fillimisht shënoi Mitoma në minutën e 60’të dhe më pas Rutter në minutën e 76’të.

Kjo ishte humbja e dhjetë e Manchester Unitedit në shtëpi këtë sezon në Premier League.

Ata kanë vetëm 26 pikë në pozitën e 13-të. Kurse Brightoni shkon në kuotën e 34 pikëve në pozitën e 9-të.

/GazetaSinjali/

The post Manchester Unitedi mposhtet në shtëpi nga Brightoni appeared first on Sinjali.

Related Posts