Skuadra Bayer Leverkusen ka shënuar një tjetër fitore në luftën e madhe me Bayern Munih për vendin e parë në Bundesligën gjermane.

Granit Xhaka me bashkëlojtarë tashmë janë pesë pikë prapa liderit bavarez, por kanë një ndeshje më shumë, pas 23 xhirove.

Tri pikët e reja në takim kundër Holstein Kiel, skuadrës “farmaceutike” ia siguruan Patrik Schick në minutën e 9-të. Ky ishte goli i 15-të për sulmuesin çek në këtë sezon. Epilogun e vulosi Amine Adli me golin e tij të parë në fanellën e Leverkusen, në minutën e 45-të, të cilin futbollisti maroken e festoi duke bërë shqiponjën.

 

Ndeshjen e xhiros së ardhshme, Xhaka me bashkëlojtarë do ta luajnë si mysafirë ndaj Eintracht Frankfurt, më 1 mars.

Ne ndeshjet e tjera të ditës Borussia Dormunt
mposhti bindshëm Union Berlin me rezultat 6:0, Augsburg befasoi Borussia M’gladbach në udhëtim 3:0. Wolfsburg dhe Bochum ndan pikët 1:1, ndërsa Mainz 05 nuk lejoi befasi si vendës ndaj St. Pauli duke fituar me rezultat 2:0.

Të dielën në program janë tri ndeshjet përmbyllëse, në të cilat Bayern Munih pret para shikuesve të vet skuadrën Eintracht Frankfurt, Hoffenheim luan kundër Stuttgart dhe Leipzig pret Heidenheim.

Related Posts