Reperja shqiptare, Loredana Zefi, i është bashkuar thirrjes për protestën “Jo në emrin tim”, e cila do të mbahet të mërkurën në Prishtinë.
Zefi ka publikuar në rrjetet sociale ftesën për protestë, duke e shoqëruar me mesazhin e shkurtër: “Jo në emrin tim”.
Tubimi është paralajmëruar për 1 tetor, në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa nisja është caktuar në orën 16:00.
Protesta zhvillohet pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.





















