Fansat u shpërthyen nga entuziazmi pasi Zayn Malik interpretoi këngën ikonike të One Direction, “Night Changes”, për herë të parë pas dhjetë vitesh – dhe në një datë mjaft domethënëse.
E marta shënoi një dekadë të plotë që nga largimi i tij nga grupi, kur ai, tashmë 32 vjeç, mori një drejtim të ri në karrierën e tij solo në vitin 2015.
Si një surprizë emocionuese për fansat, Zayn hapi koncertin e tij të parë solo në arenë – në Palacio De Los Deportes në Mexico City – pikërisht me këtë baladë të dashur nga publiku.
Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur turma shpërthen në brohoritje sapo ai nis të këndojë vargun e parë të këngës, e cila u publikua fillimisht në vitin 2014.
I prekur nga reagimi i fuqishëm i audiencës, Zayn u shpreh: “Nuk e kam kënduar këtë këngë për 10 vjet. Faleminderit, ishte një përvojë e mrekullueshme, pothuajse qava”.