Drejtori i Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri ka bërë të ditur se Lidhja Demokratike e Kosovës është ndëshkuar me dy mijë euro për shkelje të rregullave të pandemisë në një tubim zgjedhor.

Tahiri e ka publikuar gjobën që i është vënë kësaj partie dhe ka thënë se askush nuk është mbi ligjin.

“Askush mbi ligjin! Zbatimi masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit, është i domosdoshëm. Shkeljet sanksionohen në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës – neni 25, paragrafi 1.

Iu bëjmë thirrjeve subjekteve politike që të respektojnë ligjet dhe vendimet që vet i kanë votuar. Në të kundërtën, gjobat iu shkojnë në zyrat qendrore të partive, për secilin tubim në Prishtinë”, ka shkruar ai.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
ShBA-ja kryen sulme ndaj Iranit
Horoskopi ditor – 27 Qershor 2026
Ngjarjet e ditës: 27 qershor 2026

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts