Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur me gazetarët për tarifat doganore që u ka vendosur shteteve botërore.

Ai thotë se Britania e Madhe është e kënaqur me trajtimin e tarifave, pasi mori tatimet më të ulëta të mundshme prej 10 për qind, shkruan skynews.

Lideri amerikan gjithashtu tha se do të ishte i hapur të negociojë për tarifat nëse vendet e tjera “ofrojnë diçka fenomenale”.

Një nga këto negociata mund të përfshijnë Kinën, ndaj së cilës 78-vjeçari aplikoi tarifa prej 34 për qind, shkruan skynews.

Presidenti amerikan tha se do të merrte në konsideratë një marrëveshje ku Pekini do të miratonte shitjen e TikTok në këmbim të lehtësimit të tarifave.

Ndryshe, SHBA-ja vendosi tarifa të ndryshme për shtete duke përfshirë edhe Kosovën me 10 për qind.

About Author
Valjeta Turkaj
View All Articles
Check latest article from this author !
4 manifestimet që duhet të bëni në ditëlindjen tuaj çdo vit
Moti sot

Moti sot

July 10, 2025
Ngjarjet e datës 10 korrik
Gjoba e papaguar e trafikut mbyll bizneset

Related Posts