Është duke vazhduar edhe sot kërkimi i Ajet Lleshit, 26 vjeçait i cili u raportua i zhdukur dje në zonën malore të Pashtrikut, në Cahan të Shqipërisë, shkruan Insajderi.

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke e kërkuar Ajet Lleshin, 26 vjeç prej dy ditësh.

Mediat shqiptare raportuan mbrëmë se trupi i tij është gjetur i vdekur në mal. Këtë e dematon Shoqata e Kosovës për kërkim-shpëtim. Ata thanë për Insajderin se lajmi është i pavërtete derisa edhe sot po vazhdojnë kërkimet.

Edhe sot, më 08 Prill 2025, të gjitha ekipet e përfshira në operacionin e kërkim-shpëtimit janë të angazhuara në vazhdim të kërkimeve për shtetasin A.Ll., 26 vjeç, në zonën malore të Pashtrikut, në Cahan të Shqipërisë.Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim demanton fuqishëm informacionet e përhapura në disa rrjete sociale dhe media jozyrtare, të cilat pretendojnë se personi është gjetur i vdekur. Këto informacione janë të pavërteta dhe nuk bazohen në të dhëna zyrtare apo të konfirmuara nga autoritetet përgjegjëse”.

Njoftim Zyrtar:

Vazhdimi i Operacionit të Kërkim-Shpëtimit në Pashtrik

Edhe sot, më 08 Prill 2025, të gjitha ekipet e përfshira në operacionin e kërkim-shpëtimit janë të angazhuara në vazhdim të kërkimeve për shtetasin A.R., 26 vjeç, në zonën malore të Pashtrikut, në kufi me Shqipërinë.

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim demanton fuqishëm informacionet e përhapura në disa rrjete sociale dhe media jozyrtare, të cilat pretendojnë se personi është gjetur i vdekur. Këto informacione janë të pavërteta dhe nuk bazohen në të dhëna zyrtare apo të konfirmuara nga autoritetet përgjegjëse.

Ftojmë qytetarët dhe mediat të bazohen vetëm në njoftimet zyrtare dhe të mos shpërndajnë informata të pasakta që mund të dëmtojnë procesin e kërkimit dhe familjarët e të zhdukurit.

Për çdo zhvillim të mëtejmë, do të jeni të informuar nga burimet zyrtare.

Related Posts