Një grup hakerash të paidentifikuar ka ndërhyrë në rreth 100 adresa e-mail të rregullatorëve bankarë në SHBA gjatë një periudhe prej një viti, duke fituar qasje në mesazhe të brendshme të agjencive shtetërore dhe detaje të ndjeshme.
Ata thanë se hakerët mund të kishin ndjekur email-et e punonjësve të Zyrës së Kontrollit të Monedhës (OCC) pasi kishin shpërthyer një llogari administratorike, dhe ndërhyrja u zbulua më herët këtë vit.
OCC është një zyrë e pavarur e Departamentit të Financave të SHBA-së, që rregullon dhe mbikëqyr të gjitha bankat kombëtare, shoqëritë federale të kursimeve dhe filialet federale të agjencive bankare të huaja, të cilat së bashku posedojnë pasuri me vlerë disa trilionë dollarë, shkruan Bloomberg.
OCC ka zbuluar një “incident të sigurisë kibernetike” më 26 shkurt, që përfshinte llogarinë administrative në sistemin e e-mailit të agjencisë dhe identifikoi “një numër të kufizuar llogarish e-maili të prekur”, të cilat janë bërë të papërdorshme që atëherë.
Hakerët e paidentifikuar hynë në email-et e nënkomandantëve të lartë të kontrollorëve, mbikëqyrësve ndërkombëtarë të bankave dhe stafit tjetër, duke pasur gjithsej qasje në më shumë se 150 mijë email-e.
Incidenti u raportua në Agjencinë për Sigurinë Kibernetike dhe Sigurinë e Infrastrukturës të Ministrisë së Brendshme të SHBA, dhe nuk ka indikacione që “në këtë moment” ka ndonjë ndikim në sektorin financiar.
Për momentin, nuk dihet kush është përgjegjës për hackimin, por Ministria e Financave e SHBA-së ka njoftuar në dhjetor të vitit të kaluar se ishte shënjestër e hakerave kinezë. Burimet për Bloomberg shtuan se nuk është e sigurt nëse dy incidentet janë të lidhura.