Aktori i njohur Erand Sojli ka prekur zemrat e publikut në “Ferma VIP 2” me një rrëfim të sinqertë dhe emocional nga Plevica.

Ai ndau historinë e jetës së tij, duke folur për vështirësitë, arritjet dhe sakrificat që ka përjetuar.

Pas rrëfimit, Erandi u surprizua nga një letër e mbërritur në fermë nga vajza e tij 16-vjeçare, Greta.

Kjo letër e shkruar nga vogëlushja e tij, siç u shpreh aktori i dha forcë dhe motivim për rrugëtimin e tij në spektaklin e Ferma VIP në Vizion Plus.

 “Babi, jam Greta! Shpresoj që je mirë. Unë të kam ndjekur. Po ta dërgoj këtë letër për të thënë që jam mirë dhe po mendoj për ty. Vazhdo përpara me forcë dhe trego vlerat e tua pavarësisht çdo situate që ndodhesh. Gjithmonë mbaje mend mirë që të tregosh respekt për të gjithë dhe të mendosh për ta. Më pëlqen kur duhet të gatuash dhe të pastrosh, se e di që është sfidë e madhe për ty. Gjithsesi, shijoje eksperiencën. Kujdesu për veten dhe njerëzit rreth teje. Me dashuri, Greta!”, shkruhej në letër.

I pyetur nga moderatorja Luana Vjollca se si vajzat e tij e kanë përjetuar divorcin e prindërve, Erandi u shpreh se të dy prindërit (ai dhe ish bashkëshortja) janë aty për çdo problem apo arritje të tyre.

Erandi u shpreh se ka shumë besim dhe është shumë krenar për to, duke theksuar se forca e tij më e madhe vjen prej tyre.​

“Të dyja vajzat janë rritur me ne në skena, projekte. Janë frymëzimi jonë për cdo gjë që kemi bërë. Greta është njeriu me të cilin hahem më shumë.

Vajzat na kanë pranë, babi është me to kur i duhet. Unë kam shumë besim dhe jam shumë krenar me to. Forca ime më e madhe është prej tyre. Unë nuk kam qenë një baba tradicional, kam pasur besim tek to. Tek vajzat nuk ndikon, përkundrazi, ato janë të rritura, e kuptojnë”, u shpreh ai.

Surprizat për aktorin nuk përfunduan këtu. Një lidhje Skype me motrën e tij, Irisi, e cila po përballet me një sëmundje të rëndë e emocionoi thellësisht Erandin.

Irisi shprehu mbështetjen dhe krenarinë për vëllain e saj, duke i dhënë kurajë për të përballuar sfidat e fermës.​

Pjesë nga biseda:

Irisi: Përditë jam me terapi dhe nuk udhëtoja dot. Shpirti i motrës, jam shumë mirë. Jam shumë e lumtur që po flas me ty. Vajza, Gerta është këtu me mua, Sonja të përqafon shumë, po është me provime.

Erandi: Flokët janë të tuat apo paruke?

Irisi: Të mijat, më janë rritur! Të gjithë jemi me ty. Jemi shumë krenar me ty. Na ke nga mbrapa.

Erandi: Janë gjithë gjërat okej?

Irisi:Çdo gjë është okej. Forca se nuk është ambient i lehtë. Jam e lumtur që s’ke telefona dhe kompjutera në duar, të komunikosh me natyrën. Je shumë i zoti ti përballosh gjërave, ke argumentin, mirësinë dhe tolerancën.

Related Posts