Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, ka shprehur mbështetjen e saj për protestën “JO NË EMRIN TIM”, e cila do të mbahet më 1 tetor në Prishtinë, kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Gjata ka shpërndarë në rrjetet e saj sociale ftesën për pjesëmarrje në protestë, duke iu bashkuar kështu thirrjes për protestën e paralajmëruar.
Protesta do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu”, duke nisur nga ora 16:00.




















