Lamine Yamal pritet të nënshkruajë një kontratë të re me Barcelonën këtë verë. Anësori 17-vjeçar është bërë një nga prioritetet kryesore të klubit pas sezonit të tij të shkëlqyer në La Liga dhe Superkupën e Spanjës.
Sipas gazetës Sport, Barcelona planifikon t’i ofrojë Yamalit një marrëveshje të ngjashme me atë që kishte Lionel Messi gjatë kohës së tij në klub.
Në vend që ta bëjnë atë lojtarin më të paguar menjëherë, ata duan të përfshijnë bonuse në bazë të performancës.
“Nuk kemi nevojë ta bëjmë atë lojtarin më të paguar tani. Ajo që është e rëndësishme është që ai të ndihet i vlerësuar”, ka thënë Deco, i cili po po udhëheq negociatat me rrethin e Yamal