Sot u njoftua se aktori i famshëm Vis Pupa është shpallur në kërkim, ndërsa bashkëshortja e tij Belina Pupa është nxjerrë para drejtësisë pasi akuzohet për kultivimin e 43 bimëve kanabisi dhe ndërhyrje të paligjshme në rrjetin elektrik në Australi në një pronë të vendosur në Ascot Park.

Lajmi po bën xhiron e rrjetit dhe ka shkaktuar habi në opinionin publik pasi çifti Pupa kishin vite që bisedonin në rrjetet sociale dhe jepnin këshilla për një jetë të shëndetshme të mbushur me pozitivitet larg zhurmës së televizionit dhe sa më afër natyrës, ku shpesh nuk mungonte ironia nga ana e aktorit Vis Pupa.

Edhe këngëtari Bardhi ka reaguar ndaj këtij lajmi në rrjetet e tij sociale, për të cilin Visi shkroi “Bardhi i lirë” si ironi për partneren e tij Sara Gjordeni, ndërkohë që të dy ishin pjesë e BBV3 dhe po jetonin historinë e tyre të dashurisë.

Më vjen keq që e lexova këtë lajm, sepse je një nga aktorët e mi të preferuar të fëmijërisë. Por le të jetë ky një shembull rreth të cilit rrotullohet bota. Nxitoheshe të flisje për dikë që nuk e njeh dhe që nuk të ka lënduar kurrë. Gjatë epokës së BBV, shkrove në Instastory “free bardhi” (pa arsye). Tani po shkruaj “free Elvis” (me arsye).“, shkruan Bardhi në rrjetet e tij sociale.

Related Posts