Në një aksion simbolik të mbajtur para Parlamentit të Zvicrësnë qytetin e Bernës, veprimtari dhe drejtori i zyrës ligjore First-Consulting.ch, Sali Bislimi, ka ngritur zërin për lirimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili prej disa vitesh ndodhet në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë. Bislimi ka vendosur një poster të madh me portretin e Hashim Thaçit, duke bërë thirrje për ndërprerjen e – siç e quan ai – “dramës juridike që po luhet në Hagë” dhe kërkoi rikthimin e Thaçit në Kosovë me dinjitet dhe respekt për rolin e tij në çlirimin e vendit. “Kosovës i duhet liberatori. Hashimi nuk e ka vendin në burg, por në shërbim të kombit,” – ka deklaruar Bislimi, duke shtuar se manifestimi i tij paqësor është mirëpritur nga qytetarë të shumtë zviceranë dhe të huaj që ndaluan për ta mbështetur, fotografuar apo biseduar me të. Ai ka shtuar se nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi dhe liri për Hashim Thaçin, duke theksuar se Kosova duhet të udhëhiqet nga njerëz që kanë sakrifikuar për të, dhe jo nga – siç u shpreh ai – “njerëz të klubeve të natës”. Manifestimi është zhvilluar me leje të plotë të autoriteteve vendore dhe është vlerësuar si një akt i vetëdijesimit qytetar ndërkombëtar për çështjen e gjykatës speciale.
Related Posts
Pamje: Ora policore në Prishtinë, çdo gjë “e vdekur”
November 15, 2020
Një 17 vjeçar gjendet i vdekur në Gjakovë, flasin nga Policia
November 16, 2020
TË FUNDIT
Ngjarjet e datës 29 shtator
September 28, 2026
Ish-eprori i UÇK-së rrëfen për Behajdin Allaqin:
September 28, 2026
Nis protesta në Prishtinë, numër i madh
September 28, 2026
Wikipedia heq nga hyrja e biografisë së
September 28, 2026
Dënimi i katërshes: UÇK-ja bashkon kuvendin, miratohet
September 28, 2026
Nata e 13-të, prostesta në Prishtinë vazhdon
September 28, 2026
Mustafa bën thirrje për koalicion LVV-PDK: Kosovës
September 28, 2026




















