Në një aksion simbolik të mbajtur para Parlamentit të Zvicrësnë qytetin e Bernës, veprimtari dhe drejtori i zyrës ligjore First-Consulting.ch, Sali Bislimi, ka ngritur zërin për lirimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili prej disa vitesh ndodhet në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë. Bislimi ka vendosur një poster të madh me portretin e Hashim Thaçit, duke bërë thirrje për ndërprerjen e – siç e quan ai – “dramës juridike që po luhet në Hagë” dhe kërkoi rikthimin e Thaçit në Kosovë me dinjitet dhe respekt për rolin e tij në çlirimin e vendit. “Kosovës i duhet liberatori. Hashimi nuk e ka vendin në burg, por në shërbim të kombit,” – ka deklaruar Bislimi, duke shtuar se manifestimi i tij paqësor është mirëpritur nga qytetarë të shumtë zviceranë dhe të huaj që ndaluan për ta mbështetur, fotografuar apo biseduar me të. Ai ka shtuar se nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi dhe liri për Hashim Thaçin, duke theksuar se Kosova duhet të udhëhiqet nga njerëz që kanë sakrifikuar për të, dhe jo nga – siç u shpreh ai – “njerëz të klubeve të natës”. Manifestimi është zhvilluar me leje të plotë të autoriteteve vendore dhe është vlerësuar si një akt i vetëdijesimit qytetar ndërkombëtar për çështjen e gjykatës speciale.
Check latest article from this author !
Katër raste të dhunës në familje në Gjilan, arrestohen katër persona
November 16, 2026
Caktohen gjyqtarët për ndeshjen Irlanda vs Kosova
November 16, 2026
Related Posts
Pamje: Ora policore në Prishtinë, çdo gjë “e vdekur”
November 15, 2020
Një 17 vjeçar gjendet i vdekur në Gjakovë, flasin nga Policia
November 16, 2020
TË FUNDIT
Katër raste të dhunës në familje në
November 16, 2026
Caktohen gjyqtarët për ndeshjen Irlanda vs Kosova
November 16, 2026
Kënga serbe për Kosovën në Bruksel, Kurti
November 16, 2026
Pesë ndeshje interesante zhvillohen sot në Ligën
November 16, 2026
Rasti i 26-vjeçares në Prizren, Spitali del
November 16, 2026
Komuna e Prishtinës fton fermerët të paraqesin
November 16, 2026
Fadil Fazliu niset për në Hagë: Pres
November 16, 2026


















