Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka publikuar disa fotografi të reja nga pushimet që po i kalon në brigjet piktoreske të Kroacisë.

Në imazhet e postuara në rrjetet sociale, 35-vjeçarja shfaqet e veshur me një fustan elegant të zi me dekolte të hapur, ndërsa pozon në disa lokacione të bukura në qytetin bregdetar Hvar.

Pamjet sugjerojnë se Bebe po shijon çaste të këndshme dhe relaksuese në shoqërinë e familjarëve të saj.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Artistja e hitit ndërkombëtar “In The Name Of Love” është rikthyer në Ballkan pas një viti.

Kujtojmë se verën e kaluar ajo ishte e pranishme në Kosovë për të performuar në festivalin “Sunny Hill”, ndërsa më pas vizitoi edhe vendlindjen e babait të saj, fshatin Dibër në Maqedoninë e Veriut.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Ndërkohë, përmes disa postimeve të fundit, Bebe Rexha ka paralajmëruar fansat se shumë shpejt do të sjell projekte të reja muzikore.

Ajo ka treguar se është duke punuar intensivisht në albumin e saj të radhës, duke eksperimentuar me tinguj të freskët dhe bashkëpunime të papritura.

Me këtë paralajmërim, artistja ka ngjallur pritshmëri të larta mes ndjekësve të saj që mezi presin të dëgjojnë projektin e saj të ri.

Related Posts