Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku është deklaruar pas dështimit të 31-të për të arritur konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ajo tha se nuk ka fjalë shqip që përshkruan absurditetin e situatës së krijuar.

“Fatkeqësisht mungon definicioni në gjuhën shqipe për të përshkruar absurditetin e situatës në të cilën ndodhemi. Kemi pa tash e disa muaj një shpërfaqje të shkallës së lartë të papërgjegjësisë dhe mungesës së ndjeshmërisë në raport me qytetarin”, u shpreh Çitaku.

Related Posts