Disa persona të panjohur kanë hedhur një granatë dore në një pishinë në Qabrat të Gjakovës.

Policia tha se u njoftua nga punëtori i pishinës dhe tha se përveç dëmeve materiale nuk pati të lënduar.

Policia veprën e ka cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Qabrat, Gjakovë 19.06.2025 – 22:45. Ankuesi mashkull  kosovar, punëtor në një pishinë, ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes (granatë dore), me ç’rast janë shkaktuar dëme materiale. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, tha policia.

Related Posts