Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur para mediave në prag të ndeshjes ndaj Izraelit në Ligën e Kombeve.

Foda e ka vlerësuar kundërshtarin si një ekip të vështirë, pavarësisht rezultateve të fundit.

Ai ka theksuar se Izraeli ka futbollistë të shpejtë, teknikë dhe me cilësi individuale.

“Është një përfaqësuese e vështirë. Pavarësisht rezultateve, ka treguar se është ekip i mirë. Ka futbollistë teknikë, të shpejtë dhe lojtarë të fortë individualisht. Presim një ndeshje të fortë, por ne do të mundohemi të jemi sa më agresivë në këtë përballje”, ka thënë Foda.

Kosova dhe Izraeli përballen të enjten në Debrecen të Hungarisë.

Ndeshja nis në orën 20:45.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts