Princi Harry dhe Meghan Markle kanë dënuar ashpër veprimet e fotografëve të një agjencie ndërkombëtare, pasi dy burra dyshohet se janë parë duke vëzhguar shkollën ku mësojnë fëmijët e tyre, princi Archie dhe princesha Lilibet.

Duka dhe dukesha e Sussex-it e kanë cilësuar këtë veprim si “jashtëzakonisht të pamatur”.

Dy burra me çanta shpine, të cilët besohet se ishin fotografë të një agjencie evropiane të lajmeve, u vunë re nga rojet e sigurisë dhe stafi i shkollës. Ata iu afruan objektit veçmas dhe më vonë u panë së bashku në një furgon të bardhë.

Policia përcaktoi se bëhej fjalë për një automjet me qira, i përdorur nga fotografë të huaj.

 

 

“Shkelje e papranueshme e privatësisë së fëmijëve”

Një zëdhënës i Harry-t dhe Meghan-it dënoi sjelljen e fotografëve, duke e përshkruar atë si një ndërhyrje të papranueshme në privatësinë e fëmijëve.

“Vendimi i fotografëve për t’u sjellë në këtë mënyrë pranë shkollës është jashtëzakonisht i pamatur. Ekziston një ndryshim i madh mes punës legjitime mediatike dhe një situate në të cilën fotografët kalojnë përtej gardhit të shkollës, shikojnë brenda saj dhe monitorojnë fëmijët gjatë ditës,” thuhet në deklaratën zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts