Një person është arrestuar në orët e mbrëmjes në Gjakovë, pasi gjatë kontrollit nga njësitet policore tek i njëjti janë gjetur substanca të dyshuara narkotike, transmeton Rilindjashqiptare.

Policia njofton se tek i dyshuari, mashkull kosovar, janë sekuestruar 21 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë si dhe 4.05 gramë substancë e dyshuar e llojit kokainë.

Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse antidrogë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë./Rilindjashqiptare/

Related Posts