Përpara vazhdimit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, i cili do të duhej të mbahej në nivel të lartë politik në qershor, zyrtarët e të dyja palëve po dalin me deklarata kontradiktore në lidhje me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Ndërsa Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, potencon se nuk mund të formohet një asociacion një etnik, Presidenti i Serbisë, kurse Aleksandar Vuçiq i është kundërpërgjigjur duke e porositur [Kurtn] se nuk ka pse të vijë në Bruksel nëse nuk dëshiron të diskutojë formimin e Asociacionit.
Si pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në 2013, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje mbi krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Pastaj detajet specifike u harmonizuan me parimet në vitin 2015.null
Mirëpo, Gjykata Kushtetuese e Kosovës në dhjetor të vitit 2015 konstatoi se parimet për Asociacionin nuk ishin harmonizuar plotësisht me Kushtetutën e Kosovës, por, siç thuhet, kjo do të mund të harmonizohej me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës dhe Statutin e Asociacionit.
Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë (edicioni në gjuhën serbe, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu përsëriti qëndrimin e Kryeministrit Kurti se “nuk mund të ketë asnjë asociacion monoetnik në Kosovë” dhe shtoi se në takimin e ardhshëm në Bruksel, që do të zhvillohet gjatë qershorit, do të bisedohet “për dialogun e ardhshëm”.
Kryeziu thotë se nevojitet të rishikohet dialogu i deritashëm me Serbinë dhe të nis një diskutim mbi zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani dhe “ndikimin e vërtetë që ata kanë pasur në jetën e përditshme të qytetarëve tanë”.null
Ai nuk specifikoi nëse delegacioni i Kosovës do të pranojë të ngritët përsëri çështja e formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Më 2 qershor, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se takimi i ri me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk do të jetë vazhdim i dialogut, por “fillimi i një procesi të ri”.
Të njëjtën ditë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se në takimin me Kurtin, ai do të insistojë në zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicën serbe.
Pikërisht për shkak të Asociacionit, dialogu për normalizimin e marrëdhënieve u ndërpre vitin e kaluar, kur pala serbe ngriti përsëri këtë çështje.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese si barrierë
Eugen (Cakolli) Cakoli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) thekson se do të jetë shumë e vështirë për çdo udhëheqës të Kosovës të formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, duke pasur parasysh se Gjykata Kushtetuese ka vendosur që marrëveshja nuk është plotësisht në përputhje me ligjet e Kosovës.