Rreth 170,000 pasagjerë kanë mbetur të bllokuar pasi një shpërthim vullkanik i detyroi autoritetet indoneziane të pezullojnë përkohësisht operacionet në tetë aeroporte.

Aeroporti Ndërkombëtar Soekarno-Hatta i Xhakartës ishte i pari që u mbyll të dielën në mëngjes pasi hiri nga Anak Krakatau u zbulua në hapësirën ajrore pranë aeroportit.

 

Ministria e transportit tha se 1,558 fluturime janë vonuar dhe aeroportet mbeten të mbyllura deri në mesnatë, shkruan BBC.

 

Vullkani kishte filluar të shpërthente vonë natën e së premtes, duke gjeneruar aktivitet të vazhdueshëm sizmik, burime lave dhe tinguj të fuqishëm në rajonet përreth. Dy shpërthime të tjera ndodhën herët të dielën, thanë autoritetet.

 

Ministria e transportit tha se ndërprerja e operacioneve preku kryesisht fluturimet për në dhe nga Singapori, si dhe rrugë të tjera ndërkombëtare, duke përfshirë Dohan, Sidnein dhe Kuala Lumpurin.

 

 

Ministri i Transportit Dudy Purwagandhi tha se vendimi për të mbyllur përkohësisht më shumë aeroporte u mor pasi testet zbuluan se hiri vullkanik ishte përhapur drejt Java-s Perëndimore.

 

Ai u bëri thirrje kompanive ajrore që të përshpejtojnë proceset për rimbursimin e biletave për pasagjerët që janë prekur nga anulimet e fluturimeve dhe që linjat ajrore t’u japin informacion në kohë atyre që kanë fluturime të ardhshme për të shmangur mbipopullimin në aeroporte.

Sipas agjencisë meteorologjike të Indonezisë BMKG, hiri arriti deri në 6,000 m në Java, në lindje të vullkanit, dhe 15,000 m në perëndim të vullkanit në anën e Sumatrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts