Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Faruk Spahija”, në Mitrovicë.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka bërë të ditur se hetuesit policorë, me autorizim të prokurorit kompetent, kanë nisur hetimet lidhur me një rast vdekjeje e 62-vjeçarit.

“Hetuesit policorë, me autorizim të prokurorit kompetent, kanë nisur hetimet lidhur me një rast vdekjeje. Viktima, mashkull kosovar rreth 62 vjeç, është gjetur pa shenja jete në rrugën “Faruk Spahija”, në Mitrovicë.

Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar”, ka thënë Zahiti.

About Author
Rrezarta Ramaj
View All Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts