Pas dy muajsh mungesë për shkak të një operacioni në shpatull, Jude Bellingham u rikthye më në fund në fushë me fanellën e Real Madridit.
Mesfushori anglez u inkuadrua në minutën e 80-të të ndeshjes që madrilenët fituan 2:0 ndaj Espanyolit, duke marrë duartrokitje të zjarrta nga tifozët në “Santiago Bernabeu”.
Bellingham shprehu emocionet e tij edhe në rrjetet sociale pas rikthimit, ku ndër të tjera shkroi:
“Më ka munguar shumë kjo dhe të gjithë ju”.
“Jam vërtet i përulur nga dashuria që më dhatë në stadium sot dhe mbështetja gjatë gjithë periudhës së rikuperimit. Do të thotë shumë për mua”.
Ai e mbylli mesazhin e tij me një premtim: “Tani për më shumë. Hala Madrid”.
Sipas raporteve nga Spanja, Bellingham pritet të rikthehet si titullar në derbin e madh kundër Atletico Madridit fundjavën e ardhshme, një lajm i shkëlqyer për trajnerin Xabi Alonso dhe për tifozët madrilenë.




















