Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vizituar së fundmi fermën e Amrush Bajqincës në Bardhi i Madh, një shembull i punës së ndershme dhe përkushtimit familjar. Bajqinca, së bashku me anëtarët e familjes, kujdeset për 30 krerë lopë dhe është shndërruar në një nga furnizuesit më të mëdhenj të fshatit dhe qytetit me qumësht dhe produkte të tij. Suksesi i tij është dëshmi e punës së palodhshme dhe angazhimit për të ofruar cilësi dhe qëndrueshmëri në treg.

Pas vizitës në fermë, Osmani qëndroi shkurtimisht edhe në familjen e Haxhi Hilmi Xhigolit, një figurë e respektuar në Bardhi i Madh për kontributin e gjatë dhe të sinqertë ndaj komunitetit. Kontributi i tij ka lënë gjurmë të rëndësishme në zhvillimin dhe mirëqenien e fshatit.

Vizitat e tilla rikujtojnë rëndësinë e qytetarëve të përkushtuar  ata që japin për vlera politike dhe shoqërore, si dhe ata që me punën e përditshme kontribuojnë në zhvillimin dhe mirëqenien e komunitetit./Rilindjashqiptare/

Related Posts