Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) i ka dorëzuar kompanisë ABRAZEN L.L.C., Qumështorja Vita, Sinajë, Istog, raportet e analizave të qumështit dhe të jogurtit, ku vërehet qartë se produktet e qumështit uht dhe jogurti VITA nuk përmbajnë as vaj palme e as qumësht pluhur.

Raporti është lëshuar nga AUV dhe lidhet me mostrën “Qumësht Vita 1L, 2L”, të marrë më 3 korrik 2026, ndërsa raporti është lëshuar më 5 gusht 2026, raporton Klankosova.tv.

Sipas raportit, në mostrat e testuara nuk është detektuar sasi e qumështit pluhur.

Pra, në parametrin “Përcaktimi i pranisë së qumështit pluhur”, laboratori i AUV nuk ka detektuar prani të qumështit pluhur në mostrën e analizuar.

Po ashtu, në tabelën e ofruar nga AUV potencohet: “Nuk është identifikuar sasi e shtuar e yndyrës bimore”.

AUV ka testuar edhe mostrën e marrë më 13 korrik të këtij viti të “Jogurt – 1×540 Gram”, ku po ashtu ka dalë me rezultat të pastër.

Mostra, nga AUV është klasifikuar si e rregullt.

Gjithashtu, raporti thekson se në këtë produkt nuk është detektuar as sasi e niseshtes.

Dokumentet janë rezultat i analizave të mostrave të marra nga AUV në Qumështoren VITA, ku produktet janë testuar për prezencë të vajit të palmës dhe qumështit pluhur.

Të gjitha mostrat e brendit VITA, përfshirë qumështin dhe jogurtin, rezultojnë se nuk përmbajnë vaj të palmës e as qumësht pluhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts