Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se kohëve të fundit ka pasur fluturime të dronëve në pjesën veriore të Kosovës, e për të cilat dyshojnë se po vijnë nga Serbia.

Para mediave, Hoxha u shpreh se për këtë situatë tashmë është njoftuar edhe KFOR-i,

“Kohën e fundit kemi pasur fluturime të dronëve që ne po dyshojmë që po vijnë nga territori i Serbisë në pjesën veriore të Kosovës. Policia është në kontakt me KFOR, jemi duke bërë monitorimin dhe me pa se çfarë mund të bëhet”, deklaroi ai.

Related Posts