Një rrahje mes disa personave ka ndodhur sonte në Prishtinë, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.
Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana.
Pllana tha se nga rasti kanë mbetur të lënduar tre persona, ku dy prej tyre dyshohet se nga arma e zjarrit.
Rreth orës 20:00, Policia ka pranuar informatën për një përleshje fizike në mes të disa personave në rrugën ‘Papa Gjon Pali’ në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku sipas informacioneve fillestare tre persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Pllana.



















