Tre persona kanë mbetur të lënduar pas një përleshjeje fizike që ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në rrugën “Papa Gjon Pali” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana, i cili ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 20:00.

Sipas tij, njësitet policore kanë reaguar menjëherë pas pranimit të informatës për përleshje mes disa personave në këtë lokacion.

“Rreth orës 20:00, Policia ka pranuar informatën për një përleshje fizike në mes të disa personave në rrugën ‘Papa Gjon Pali’ në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku sipas informacioneve fillestare tre persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Pllana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts