Ferrari po punon shumë për makinën e saj të parë tërësisht elektrike, dhe tani Maranello ka zbuluar datën e premierës dhe madje edhe një emër të mundshëm.

Ferrari ka qenë prej kohësh i sigurt: nuk do të ketë një makinë të pastër elektrike nga Maranello, të paktën jo në këtë dekadë.

Ky është një premtim që kryetari i bordit mbikëqyrës John Elkann e bëri në vitin 2020, vetëm për ta mohuar deklaratën e tij vetëm një vit më vonë.

Që atëherë, zyrtarisht është bërë e ditur se Ferrari po zhvillon makinën e saj të parë elektrike, transmeton Telegrafi.

Pas disa vitesh zhvillimi, në një takim të kohëve të fundit me investitorët, John Elkann zbuloi se makina e parë elektrike e markës duhet të debutojë zyrtarisht më 9 tetor 2025.

“Mezi presim të zbulojmë Ferrari Elettrica”, shtoi ai.

Kjo ka nxitur spekulime – a do të quhet vërtet Ferrari i ri “Elettrica”. Elkann e ka përdorur disa herë termin italian për “elektrike”.

Edhe pse emri nuk duket veçanërisht krijues, ai do të përshtatej në nomenklaturën aktuale të Ferrarit.

Related Posts