Rreth 100 persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së dy trenave me shpejtësi të lartë në Sllovaki, deklaroi ministri i Brendshëm Matush Shutaj Eshtok.
Deri më tani nuk është raportuar për viktima. Megjithatë, punonjësit e shpëtimit thanë se të paktën dy persona ishin në gjendje kritike.
Ministri i Shëndetësisë Kamil Shashko njoftoi se do të vizitonte personalisht vendin e aksidentit.
Përplasja midis dy trenave të pasagjerëve ndodhi pranë fshatit Jablonov Turnou në Sllovakinë juglindore, afër kufirit hungarez, raporton ATSH,
Informacionet paraprake të lëshuara nga Ministria e Brendshme sugjerojnë se një machinist nuk respektoi rregullat e qarkullimit.